zoom

Lajme

Robin Krasniqi humb njerun e shtrenjtë! Boksieri dedikim prekës: Më copëtove në shpirt

Boksieri Robin Krasniqi ka humur babain e tij. Ishte vetë sportisti që dha lajmin e dhimbshëm se i ati është ndarë nga jeta.

“Më copëtove në shpirt o babë”, shkruan ai, duke shtuar se i ati u largua shumë heret nga jeta.

Boksieri thekson se babai i tij ishte mbështetësi dhe këshilltari më i madh në jetë, teksa i drejtohet “shpresoj se të kam bërë krenar”.

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë”, shkruan boksieri.