zoom

Lajme

Rithemelimi i bashkuar mbledh Grupin parlamentar, zbardhet plani për seancën e nesërme

Rithemelimi u mblodh sot për të diskutuar strategjinë e përballjes nesër në Parlament, teksa Etika e mazhorancës u përjashtoi edhe 3 deputetë me 5-30 ditë.

Zbardhen edhe detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, që vjen një ditë pas ndryshimeve statutore të Rithemelimit, ku Bardhi dhe Gjekmarkaj u bënë nënkryetarë të rinj.

Në mbledhjen e grupit u fol rreth skenarit që do të ndiqet për nesër nga opozita, në seancën e radhës plenare.

U vu re edhe mungesa e deputetit Dashnor Sula, i cili tha dje se nuk ishte pro këtij bashkimi, ndërsa theksoi e bashkimi duhej të arrihej përmes votës.

Gjatë diskutimeve në grupin parlamentar u vendos që të vijohej me të njëjtin skenar në Kuvend, për të bllokuar punimet.

Kjo pasi sipas tyre maxhoranca nuk ka asnjë reflektim për ngritjen e komisioneve hetimore apo dhe për bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. /ZOOM.AL/