Aplikacion
Për mediet u konfirmua edhe se këtp materiale ia kanë paraqitur publikisht me akuza konkrete SPAK-ut.
Zëdhënësja e PD-së së Rithemelimit, Genta Vangjeli, shfaqi disa dokumente, duke u shprehur se kryebashkiaku i Tropopjës ka abuzuar me fondet publike, kryesisht konflikt interesi dhe përfitime të paligjshme.
Sipas Vangjelit, Byberi ka ndarë me familjarët e tij 1 miliard e 400 milionë lekë.
Denoncimi i Rithemelimit dhe provat:
“Rexh Byberi, Ish kryetari i Komunës Margegaj dhe prej 2019 Kryetari i Bashkisë Tropojë u bë i njohur për dhënien e titulli ‘Qytetar Nderi’ të agjentit të korruptuar dhe të dënuar nga Drejtësia Amerikane, Charles McGonigal.
Emisioni investigativ Piranjat denoncoi z. Byberi për shkeljen e ligjit lidhur me projektin ‘Rikonstruksioni i rrugës Grace- Loku i Gracit. Kjo shkelje është një thërrime krahasuar me veprimet e tij antiligjore: që nga aktiviteti si Kryetar i Komunës Margegaj duke vijuar me detyrën si Kryetar i Bashkisë Tropojë.
z.Byberi mesa duket ka kuptuar gabim detyrën e tij jo si shërbyesi i parë i Tropojës por si pronari absolut i kësaj bashkie. Ai shfrytëzon postin për qëllime të përfitimit personal e familjar. Në formularin e deklarimit të pasurisë z.Rexh Byberi ka cituar marrje kredie për hapjen e një lokali objekt shërbimi.
Në periudhën kur Byberi ishte kryetar i komunës Margegaj, bashkëshortja deklaronte objekt shërbimi lokal 135 m2 , adresa lagjia Partizani, B. C., viti i ndërtimit 2013 , vlera 1.9 milion lekë, burimi të ardhurat nga kredia e marrë nga Rexha si dhe kontrata e bashkëpunimit dhe sipërmarrjes me shoqërinë ‘Vllaznimi’ shpk.
‘Vllaznimi shpk’ është në pronësi të kushëririt të Rexh Byberit konkretisht Bashkim Byberit. Ndaj kësaj shoqërie znj.Byberi deklaron detyrimin 9 milion lekë për 3 vite me pagesë me këste 25 mijë lekë në muaj. Këtë detyrim e ka deklaruar të shlyer në 2014.
z.Byberi gjatë detyrës si Kryetar i komunës Margegaj ka paguar kushëririn me ‘Vllaznimi shpk’ në vlerën 83 milion lekë me tendera. Pra kryetari Byberi jo vetëm i jep tendera kushëririt por haptazi paguan detyrimin e bashkëshortes me paratë publike të tenderave. Por nuk përfunduan këtu përfitimi i parave publike të ndara me ‘Vllaznimi shpk’.
Edhe në cilësinë e kryetarit të bashkisë Rexh Byberi kalonte paratë e tenderave tek Bashkim Byberi jo pak por rreth 598 milion lekë për rikonstruksione, mirëmbajtje, ndërtime, skema ujitëse etj. ‘Trajler shpk’ në pronësi të Anila Byberit përfituese e fondeve të bashkisë Tropojë drejtuar nga Rexh Byberi. 792 milion lekë ka përfituar ‘Trajler shpk’ e Anila Byberit nga Rexh Byberi. Avni Byberi, familjari tjetër i Rexh Byberit është pronar i shoqërisë ‘Byberi shpk’.
Në 22 Shkurt 2022 Drejtoria e Pyjeve, kullotave dhe Bujqësisë në Bashkinë Tropojë dorëzon relacion shoqëruar me dokumentet respektive në Këshillin Bashkiak për miratimin e dhënies me qira të sip 0,47 ha nga fondi pyjor me adresë lugina Kolgecaj nga njësia administrative Margegaj deri në njësinë administrative Fierzë në favor të Byberi shpk.
Nuk vonon dhe në 1 Gusht 2022 Rexh Byberi lidh kontratën e qirasë nr 3360/2 me djalin e xhaxhait Avni Byberi për sa më sipër në shkelje flagrante të ligjit duke shkatërruar një zonë natyrore, të banuar dhe njëkohësisht zonë turistike, duke grirë malin, duke e kthyer në beton dhe asfalt.
Po si ndodhin gjithë këto, ku është Spaku, ku janë organet ligjzbatuese?
Për t’i shmangur, Rexh Byberi mbyll gojën e antikorrupsionit të përfaqësuar nga Petrit Imeraj, Koordinator Anti Korrupsion në Agjencinë Nacionale të Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Drejtësisë. Petrit Imeraj është pronari i shoqërisë ‘HTSH shpk’.
Dhe si Koordinator i anti korrupsionit haptazi në shkelje të ligjit në vend që të kryejë detyrën duke mbrojtur pasurinë kombëtare, Imeraj në mënyrë flagrante hap biznes privat dhe fiton tendera deri tani në vlerën 87 milion lekë, nga të cilat 83 milionë i ka marrë nga Rexh Byberi.
A do më Spaku për Rexh Byberin, të cilit i rëndojnë së paku 1 miliardë e 400 milion lekë para publike të ndara me familjarët pa përllogaritur vlerën e denoncimit në emisionin investigativ Piranjat?
Ndërkohë që ka deklaruar vetëm të ardhura nga pagat, dhe 1 shtëpi në fshat, një apartament të trashëguar nga bashkëshortja për të cilin nuk është i qartë tamam sa është sipërfaqja e deklaruar një herë 50 m2 një herë 71 m2 e një herë 120 m2, një shtëpi ndërtesë 135 m2 nga të ardhurat familjare, plus kredi konsumatore”. /ZOOM.AL/