zoom

Politikë

Ristani: Gjykata ka shkelur ligjin duke mos shqyrtuar ndryshimet statutore të Kuvendit

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani ka denoncuar shkeljen ligjore që sipas tij ka bërë Gjykata duke mos shqyrtuar brenda afatit ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar I mbajtur në muajit dhjetor.

Ai thotë se Gjykata e Tiranës duhet ta shqyrtonte kërkesën për regjistrimin e këtyre ndryshimeve në Statuin e partisë Demokratike brenda 30 ditëve nga paraqitja e saj.

Nga ana tjetër ai ka ironizuar vendimin e gjykatës e cila regjistroi ndryshimet e bëra nga Kuvendi i korrikut të shkuar. Sipas Ristani Basha është rezulton të jetë kryetar i Partisë Demokratike vetëm  në regjistrin e partive politike.

Reagimi i Arben Ristani:

Gjykata e Tiranes, ne nje shqyrtim rutine, normal, te kerkeses se Luzim Bashes, ka lejuar rregjistrimin, ne rregjistrin e partive politike, te ndryshimeve qe PD, i ka bere statutit te saj ne korrik 2021.

Vendim mese normal, duke patur parasysh, se permbajtja e vendimit te Kuvendit te demokrateve ne korrik 2021, ishte sipas Kushtetutes se Shqiperise dhe sipas procedurave te ligjit per partite politike dhe procedurave statutore te PD.

Nderkohe presin radhen, po ne kete gjykate, per tu shqyrtuar dhe rregjistruar, edhe ndryshimet e tjera qe i jane bere me pas, statutit te PD, ndryshime te cilat, jane edhe ato ne baze te Kushtetutes, ligjit dhe statutit te PD.

E vetmja gje qe terheq vemendjen ne kete rast, eshte shkelja e ligjit nga gjykata per mos shqyrtimin e ketyre kerkesave, brenda afatit 30 ditor qe kerkon ligji.

S’mund te mos bjere ne sy dhe ngazellimi i Bashes qe ta paraqese faktin, si fitore e njeriut qe vetem fiton, pa njohur humbje, si dhe kenaqesia qe ndjen, kur sheh se ne rregjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit te korrikut 2021.

Arben Ristani- Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD