zoom

Bota

Ripërsëritet rasti grek “BABIS”, vritet nga partneri 29-vjeçarja shtatzënë në Itali ( Detaje)

Rasti i vrasjes së Caroline Crouch, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Babis në Greqi, po përsëritet në Itali. Shteti fqinj u trondit mëngjesin e sotëm pas lajmit se është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçares Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë e cila ishte zhdukur që prej fundjavës.

Trupi i saj është gjetur në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa.

Ka qenë partneri i saj Alessandro Impagnatiello, i arrestuar për vrasje, ai që ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e të resë. Rrëfimi erdhi pas një dite kërkimesh të furishme dhe zhvillimeve të papritura hetimore. Ai ka rrëfyer se ka vrarë partneren e tij dhe ka ngarkuar trupin në fuoristradën e tij ‘Volkswagen T-roc’. Më pas ai kishte ecur për disa kilometra, aq sa hetuesit supozuan se ai mund të kishte arritur në një zonë të pyllëzuar. Nuk ishte kështu dhe
trupi u gjet gjashtëqind metra larg shtëpisë.