zoom

Slider

Rindizet “lufta” për titull/ Teuta mund Vllazninë, fiton Laçi, ngec Partizani

Lufta për titullin kampion në kategorinë Superiore ndizet akoma më shumë.

Vllaznia tashmë po ndjen hijen e ndjekësve të saj të cilat iu afruan ndjeshëm. Skuadra shkodrane e Brdariç duket se e ka humbur shkëlqimin  dhe pas asaj me Tiranën, pësoi një tjetër disfatë këtë herë në Durrës ndaj Teutës me rezultatin 1-0. për skuadrën e Edi Martinit, vendimtar rezultoi Dejvi Bregu që në pjesën e parë por edhe Vllaznia pati shanset e saja me Hoxhaj me goditje dënimi që u përplas në shtyllë.

Laçi mposhti Kukësin me rezultatin 2-1 duke konfirmuar sezonin me shumë ulje ngritje të verilindorëve. Skuadra e Shpëtim Duros mori avantazhin me Emiliano Mustën që në minutën e 4 të pjesës së parë. Kukësi barazoi në 45 minutat e dyta me Eze, por rezultati 1-1 zgjati vetëm 15 minuta pasi në të 74 Lacit iu akordua një 11 metërsh që u kontestua nga futbollistët e Kukësit. Lushkja u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar golin e fitores 2-1 për kurbinasit

Në Stadiumin Loni Papuçiu, Të Kuqtë e Ilir Dajës lanë 2 pikë të vlefshme teksa nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me skuadrën fierake për të shkuar në kuotën e 39 pikëve. Apolonia mori avantazhin falë autogolit të Haklaj por në  minutën e 76 Cordeiro barazoi shifrat për Partizanin.

Tirana merr një tjetër fitore dhe këtë radhë bardheblut mposhtën Bylisin 2-0. Behitatche në fundin e pjesës së parë dhe Ismaijlgeci në 45 minutat e dyta ishin ata që i dhanë këtë fitore shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi. Skënderbeu vazhdon të mos shohë dritë në fund të tunelit. Në Korcë skuadra e drejtuar nga Migen Memelli pësoi humbjen e radhës këtë radhë nga Kastrioti duke qëndruar në vendin e fundit të klasifikimit me 13 pikë.