zoom

Politikë

“Rilindasit e rinj s’të hapin telefonin”/ Braho kritikon PS-në: Të më japë Rama autorizim për…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste është shprehur me rezerva ndaj partisë që ai ka qenë pjesë e kryesisht ndaj drejtuesve të rinj të saj. I ftuar në “Frontline”, Braho u shpreh se Kryeministri Edi Rama duhet të bëjë konsultim me elitën e PS e cila sipas tij është hedhur matanë.

Unë kam një mendim ndryshe. PS nga 92-shi e deri në fushatën e kaluar ka nxjerrë rreth 500 deputetë, prej të cilëve 100 janë akademikë, profesorë, me peshë të cilët janë sot në arkivin politik të partisë, por të lënë mënjanë. Kryeministri para se të bëjë konsultim me popullin, të bënte një konsultim me partinë, me strukturat e saj. Ne s’dimë gjë. Do na vijë formulari. Ku?  Pyetjet mund të ishin edhe më të thella. Mirë strukturat nuk kanë dijeni, por ky bagazh i madh që ka nxjerrë PS-ja, elita janë hedhur matanë, nuk pyeten. Nuk u hapin as telefonin, këta drejtuesit e rinj. Mos përmend emra se është turp.

Ai bëri edhe një deklaratë të fortë me kanabizimin e vendit duke thënë se bandat shqiptare në bashkëpunim me ato italiane mbushin bankat e Zvicrës me lekë.

“Çfarë do bëjmë ne për të parandaluar pasojat e rënda që kanë mbërthyer rininë që përdorin kanabisin? Përveç legalizimit për qëllime medicinale, duhen marrë masa të forta për kanabizimin e rinisë. Pihet masivisht në shkolla.  Ku janë paratë. Mos më bëj pyetje provokuese. Të më japë Rama leje. Edhe unë do ta ndjek paratë dhe do i them ja ku i ke paratë e kanabizimit të vendit ato vite. Përrallat me Guardia Di Finanzia t’i tregojë diku tjetër. Bandat shqiptare mbushin bankat e Zvicrës. Paratë fshihen në bankat e Zvicrës”-tha ai.