zoom

Të gjitha

Rikthehet pas shumë vitesh Besa Kokëdhima, por me një projekt që pritet të bëjë namin në Europë

Ashtu siç paralajmëroi prej kohësh, Besa Kokëdhima ka publikuar këngën e re dhe njëherësh të parën në frëngjisht. “En équilibre” apo në shqip “Ekuilibri” është përgatitur për të bërë debutimin në tregun muzikor francez & evropian.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje të mahnitshme të këngëtares shqiptare në videoklip. Rikthimi i artistes së njohur pas një kohe të gjatë dhe në një gjuhë krejtësisht tjetër duket se u prit mirë nga fansat e publiku. Shumë nga ndjekësit mbetën të befasuar nga interpretimi i 36-vjeçares, duke bërë kështu që të marrë komplimente e reagime të shumta pozitive.

Kjo ndërkohë është kënga e parë nga albumi në frëngjisht dhe anglisht që vjen i plotë së shpejti. Besa theksojmë që prej disa vitesh kishte bërë një shkëputje nga projektet e muzika në shqip./L.K

/Zoom.al