zoom

Aktualitet

Rikthehet moti me diell, sot temperaturat arrijnë deri në 24 gradë

Pas disa ditëve me reshje shiu dhe shtrëngata, kthehet moti me diell në vend. Gjatë ditës së sotme, do të ketë më së shumti orë me diell dhe vranësirat pritet të jenë kalimtare.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cila më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Temperaturat parashikohen

në zona malore 1 deri 18°C
në zona e ulëta 3 deri 23 °C
në zona bregdetare 7 deri 24 °C