Aplikacion
Pasagjerët e interesuar mund të udhëtojnë nga Kabuli në drejtim të Heratit, Mazarit, Sharifi dhe Kandahar.
“Ariana Afghan Airlines është krenar që ka rifilluar fluturimet brenda vendit”, thuhet në kumtesën e publikuar në Facebook.
Në anën tjetër, ambasada e Katarit në Afganistan ka njoftuar se ekipi i tyre teknik ka arritur ta riparoj pistën në aeroport dhe të rifilloj fluturimet.
Ky aeroport kishte qenë i mbyllur për disa ditë, pasi që forcat amerikane braktisën vendin dhe i dhanë fund evakuimit të dhjetëra mijëra njerëzve.
Megjithatë në Afganistan kanë mbetur edhe disa mijëra që nuk kanë arritur të largohen, e tani po frikësohen se mund ta pësojnë me jetë nga talebanët, për faktin se cilësohen si bashkëpunëtorë të perëndimit.
Kushtetuesja lejon koncesionin e Butrintit, Zhupa: I hiqet e drejta shtetit, turpin ta mbajnë ata!