Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastriliu njoftoi se sistemi për regjistrimet në shkollë do të jetë i hapur në platformën e-Albania deri më 6 Shtator.
Postimi i ministres:
📢Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë 📚🎒si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
💻 Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit🙏
🏫Klasat I-ra dhe X-ta
🗓️Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
🖥️ Përmes platformës e-Albania