zoom

Aktualitet

Rifillim reshjesh? Njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të qëndrueshëm, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 23°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.