zoom

Politikë

Rezulton me 1 votë në qark, kandidati i ABEOK kërkon rinumërim në Vlorë: Kam fis të madh!

Tahsim Mehmeti, i shtati në listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullo Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), kërkon rinumërimin e votave në këtë qark.

Kërkesën, Mehmeti e ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të Premte. Ai pretendon se vjen nga një fis i madh, ka miqësi e shoqëri të zgjeruar dhe shton se është i bindur se ka marrë një numër “shumë të madh votash”.

Ndërkohë, sipas rezultatit të KQZ-së, Mehmeti ka marrë vetëm një votë në të gjitha qarkun.

Në letrën e tij, ai shprehet më tej se kërkon rinumërimin e votave të cilat kanë rezultuar të pavlefshme në Qarkun Vlorë, në të gjitha qendrat e votimit.

Më tej, pretendon se “nga thashethemet që kemi, votat tona janë numëruar në favor të PD-së”.