zoom

Slider

Revolucion tek Italia, si pritet ta ndryshojë Mancini formacionin

Një ndryshim rrënjësor pritet të ndodhë tek Kombëtarja e Italisë pas eleminimit nga kualifikueset e Kupës së Botës që shkundi jo pak themelet e skuadrës, e cila ka filluar menjëherë të reflektojë mbi situatën në të cilën ndodhet.

Roberto Mancini ka vendosur të ndryshojë strategjinë e tij duke hequr futbollistë të cilët nuk kanë më çfarë të japin për Kombëtaren dhe duke përfshirë elementë të rinj të cilët mund të sjellin atë që i ka munguar skuadrës.

Gigio Donnarumma me gjasë do të startojë në portë, ndërsa Giorgio Chiellini do të luajë një nga ndeshjet e tij të fundit me kombëtaren në qendër të mbrojtjes. Ai parashikohet që do ta përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare në qershor.

Në të njëjtin raport, Alessandro Bastoni është kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë në qendërmbrojtës duke filluar nga ndeshjet e Ligës së Kombeve në qershor. Tonali mund të bëhet një nga qendrat e projektit, duke zëvendësuar Jorginhon. Mesfushori i Milanit ka potencialin dhe talentin për tu bërë një ndër më të mirët në pozicionin e tij dhe prania e tij pritet ti japë më shumë freski dhe gjallëri trajnerit Mancini në organizimin e lojës.

Scamacca shihet si sulmuesi i ardhshëm i Italisë pasi Immobile nuk arriti të linte gjurmë me La Nazionale duke shënuar vetëm 15 gola në 55 paraqitje me Azzurrit. Në disa raste, Mancini gjithashtu mund të kalonte në një 4-2-3-1, duke lejuar Tonali dhe Locatelli të luajnë së bashku në sistemin e tyre taktik të preferuar.

Formacioni i mundshëm përballë Turqisë: Donnarumma; De Sciglio, Acerbi, Chiellini, Biraghi; Tonali, Cristante, Pessina; Zaniolo, Scamacca, Raspadori.

Formacioni i mundshëm për të ardhmen: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Spinazzola; Barella, Tonali (Locatelli), Verratti; Berardi (Zaniolo), Scamacca, Chiesa.

/zoom.al