zoom

Të gjitha

Revoltohet Bes Kallaku: Shqiptarët kanë hallin e Teas dhe Andit, nuk protestojnë për 15-vjeçaren e abuzuar

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka zgjedhur për editorialin në “Kosherja” temën e korrupsionit.

Nëpërmjet tij, ai ka shprehur revoltën ndaj indiferencës së shqiptarëve, të cilët nuk ngrenë zërin për çështje të rëndësishme për ta që nga lumi Vjosa, te taksat dhe deri te ngjarja tronditëse e ditëve të fundit, ku një 15-vjeçare nga Lezha përdhunohej prej muajsh nga pesë burra.

Gjatë monologut, aktori i humorit u shpreh se shqiptarët nuk protestojnë, por kanë tepër interes për çështje të showbiz-it.

Monologu i Bes Kallakut:

Ne jemi popull që nuk na ndihet zëri i gojës more. Ne na vrit, na vidh, nuk çohemi ne fare, sa do të na vrasësh. Ne çohemi, po patë luftë Palestina me Izraelin, jo atëherë dalim në protestë ne shqiptarët mo vëlla. Këtu Vjosa që është lumi më i egër në Evropë, lumi i fundit duan ta bëjnë hidrocentral mo vëlla, nuk çohemi ne. Nuk çohet shqiptari me ndalu hidrocentralin në Vjosë, ama po u prekën pyjet në Amazonë po.
Këtu lumenjtë janë aq të ndotur sa të gjithë fabrikat i derdhin mbetjet e tyre në tunel dhe po na del peshku me katër koka, si oktapod. Nuk çohemi ne.