zoom

Politikë

“Revoltë” në PD: Basha vodhi zgjedhjet brenda partisë, nuk na përfaqëson

Ndërkohë që Lulzim Basha akuzon Ramën për “masakër” në zgjedhjet e 25 prillit, demokratët akuzojnë Bashën për masakër në zgjedhjet për kreun e PD-së.

Grupimi për PD-në doli këtë të mërkurë në një konferencë për mediat për të folur për procesin zgjedhor që u zhvillua në Partinë Demokratike dhe hodhën akuza se janë vjedhur votat.

Ish-presidenti Bujar Nishani tha se Lulzim Basha në krye të PD-së përfaqëson pakicën e demokratëve.

“Po evidentojmë se kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti, ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij. Në Korçë rezultoi se fitoi vetëm 70%. Në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit pasi nuk anëtarëve u mohua pjesëmarrja. 50% e anëtarësisë fshihet. Mediat kanë treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot përfaqëson minorancën e PD, më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së”, tha Nishani.