zoom

Aktualitet

Reportazh nga fshatrat e Kosovës: Jemi pa identitet, të flasësh shqip është e rrezikshme!

Çdo mëngjes Fehmi Mehmeti zgjohet dhe e di se gjëja e parë që duhet të bëjë është të pretendojë se nuk është vetvetja.

Zbret në oborr, zhvidhos targën e Republikës Popullore të Kosovës nga furgoni i ndërtimit, e zëvendëson me një serbe të rreme dhe vetëm atëherë ndihet gati të bëjë pazar në Zveçan dhe më pas të arrijë në kantierin aty pranë ku ai punon.

Në kthim, ai gjithmonë ndalet në anë të rrugës për të përsëritur operacionin, nën sytë dashamirës të ushtarëve të NATO-s.

Ai jeton në Lipa, një fshat i strehuar në pyll, ku nuk ka gjë tjetër veçse tetëdhjetë nga pesëqind shqiptarët që jetojnë të rrethuar nga armiqësia e 16 mijë “bashkatdhetarëve” të përkatësisë etnike serbe.

Në bashkinë me primatin e protestave më të dhunshme kundër një shteti që nuk njihet si i tillë nga shumica e banorëve të kësaj zone.

“Teorikisht, kjo tokë është shtëpia ime, por duket sikur të isha jashtë vendit”, thotë Fehmiu, i cili ka një grua, një djalë tre vjeç dhe ëndërron që një ditë të largohet nga ky brez i skajshëm toke, ku ekziston vetëm ekonomia në hije dhe varfëria, si e vetmja gjë e përbashkët mes dy grupeve etnike që banojnë aty.

“Serbët me të cilët punoj, gjithmonë ankohen për të ardhmen e tyre. Unë, nga ana tjetër, mendoj se nuk ka gjë më të keqe se të jesh shqiptar i Kosovës dhe të kesh fatin të jetosh mes tyre”.

Lumi

Kur kalon lumin Ibër nga Prishtina, gjithçka ndryshon. Jo vetëm flamujt e ekspozuar jashtë shtëpive dhe dyqaneve, të cilët nga shqiponja e kuqe e Shqipërisë, kalojnë në atë dykrenore në një sfond trengjyrësh të Serbisë.

Në jug si në veri, ka shumë pak pankarta blu të Kosovës. Edhe kjo mungesë nuk është një detaj i vogël.

Por kalimi i asaj ure do të thotë kalim nga euro kosovare, në dinarin serb, valuta në të cilën paguhet Fehmiu.

Do të thotë të kalosh nga gjuha shqipe në serbisht, duke parë në rrugë vetëm vetura me targa serbe të lëshuara nga Beogradi.

Kur qeveria e Prishtinës u përpoq ta rregullonte këtë anomali, duke kërcënuar me gjoba, shpërtheu një gjysmë revoltë.

I vendosën një cope letër në kuptimin jo vetëm figurativ, me një ngjitëse të bardhë që fsheh akronimin KS, një kujtim i Jugosllavisë që ishte.

Numrat e telefonit përdorin prefiksin serb, i cili është mjaft i ndryshëm nga tre shifrat e përdorura në Kosovë që nga viti 2018.

Në dyqane ka vetëm gazeta dhe revista të shtypura në Serbi dhe njerëzit përreth preferojnë të kenë pasaportë të siguruar nga Serbia dhe jo Kosova.

Pak metra larg urës, një mural me germa cirilike bashkon flamujt serb dhe rus dhe paralajmëron udhëtarin se “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.

Rreziku për të bërë pazar

Dokumentet e identitetit dhe ato administrative, përfshirë ato të familjes së Mehmetit dhe shqiptarëve të tjerë etnikë kosovarë, lëshohen në gjuhën serbe. Fehmiu tregon se ato pak herë që dalin, qoftë edhe për të bërë pazarin, ai dhe gruaja e tij heshtin për të mos u njohur.

Ata vendosën ta bëjnë këtë, pasi një grup të dehur serbësh i sulmoi gjatë festivalit të Zveçanit vitin e kaluar. “Është jeta jonë si kosovarë të maskuar”.

Asgjë nuk ndodhi dje. Protestuesit e mbledhur para bashkisë së Zveçanit për të parandaluar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar etnik, shpalosën një flamur serb 250 metra të gjatë në rrugë, jo saktësisht një shenjë e një kryengritjeje spontane.

Drejtuesit e revoltës patën një bisedë të gjatë përtej pengesës me tela me gjemba me një oficer të misionit të NATO-s.

Kërkesat

Ata kërkojnë lirimin e dy protestuesve të arrestuar pas përleshjeve ku u plagosën 34 ushtarë dhe tërheqjen e policisë ushtarake kosovare që ruan objektin. Pas SHBA-ve që pezulluan stërvitjen e NATO-s, Macron bëri presion edhe ndaj Kosovës.

“Përgjegjësia për tensionet i takon qeverisë suaj”, tha presidenti francez. Në fund të ditës, kryeministri kosovar Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të thërriste një votim të ri. Por vetëm nëse përleshjet përfundojnë dhe protestat bëhen përsëri paqësore”.

Do të përfundojë me kompromisin e zakonshëm. Katër komunat që kanë zgjedhur kryetarët shqiptarë etnikë, do të kenë një administrim të përkohshëm deri në një datë që do të caktohet, brenda një zone ku gjithçka është provizore.

“Do ta mendojmë më vonë”, kjo duket të jetë motoja e bashkësisë ndërkombëtare për veriun e Kosovës.

Në vitin 2019, Fehmiu kishte pranuar të kandidonte në zgjedhjet komunale në listën shqiptare. Ai do të merrte votën e plotë të fshatit të tij.

Një mëngjes, ai e gjeti macen e tij të gozhduar në derën e përparme të banesës. Dhe vendosi të hiqte dorë…