zoom

Të gjitha

Doja Cat tërhiqet nga muzika

Doja Cat ka bërë të ditur se ka mbaruar punë me industrinë e muzikës, në bazë të disa postimeve që ka bërë për fansat në Twitter. Këngëtarja e “Say So” shkroi në Twitter: “Kjo nuk është për mua, kështu që unë jam jashtë. Kujdesuni të gjithë”.

Më herët atë mbrëmje, ajo kishte një shfaqje në Brazil dhe u kërkoi falje fansave që nuk dhuroi spektakël në skenë. Koncerti erdhi dy ditë pasi asaj iu desh të anulonte shfaqjen e saj në Paraguay për shkak të një stuhie që shkaktoi përmbytje të mëdha.

Reperja postoi në rrjete sociale se nuk do të bëjë më kurrë foto me fansat pasi të përfundojë turneun e saj botëror.

“Ka ikur, do të largohem mezi prez të zhdukem dhe nuk kam nevojë të më besoni më. Gjithçka ka vdekur për mua, muzika ka vdekur dhe unë jam një budallallëqe që kam menduar se jam krijuar për këtë, ky është një makth i tmerrshëm, mos më ndiqni”, tha ajo./L.K

/Zoom.al