Aplikacion
Ndaj, ai ka vendosur që njërit prej videoklipeve të tij t’ia blejë klikimet, thjesht për të treguar që kjo është diçka që bëhet fare lehtë dhe e bën shumica, për të gjithë ata që s’e besojnë.
“Deri në fund të vitit kam me i publiku edhe 15 videoklipe. Kam vendos me 1 videoklip m’i ble klikimet, veç sa për me ju tregu juve që është ky sen i vërtetë. Unë për vete s’i kisha ble, por disa prej jush që s’besoni kam me jua vërtetu. Edhe klikimet që i blejmë ne estrada janë klikime reale. Nuk të blloket Youtube-i në asnjë mënyrë. Mbi të gjitha vërtetojeni vetë. Shihemi, dëgjohemi, ky vit ka për të qenë i nxehtë”, shkruan Fero.
Pas deklaratës së reperit, ka reaguar Capital Bra, me të cilin Fero ka një bashkëpunim. Mesa duket ky i fundit është prekur nga deklarata e reperit, të cilën e ka interpretuar si tentativë për vëmendje.
Sipas reperit gjerman, Fero i ka 80 mijë euro borxh menaxherit të tij, duke iu referuar kështu bashkëpunimit të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, Fero nuk është kursyer ndaj reperit gjerman dhe ka publikuar video teksa e ofendonte rëndë, imazhe të cilat ia fshiu Instagram-i për thyerje të etikës dhe fjalorit të përdorur.
Kushtetuesja lejon koncesionin e Butrintit, Zhupa: I hiqet e drejta shtetit, turpin ta mbajnë ata!