zoom

Aktualitet

Rënia e ashensorit në Astir! Banorët: Para 2 muajsh ka ndodhur i njëjti problem, punonjësit bëjnë si të fortë

Mbrëmjen e kaluar një ngjarje e rëndë ndodhi në Astir, pasi një ashensor ra teksa brenda ndodheshin pesë persona, mes tyre dhe një grua shtatzënë. Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar tre persona, të cilët po merren në pyetje nga grupi hetimor.

Mësohet se personat që janë duke u marrë në pyetje janë: administratori i pallatit, shefi i teknikës së kompanise së ashensorëve, si dhe mirmëmbajtesi i ashensorëve. Ndërkohë banorët kanë deklaruar se para dy muajsh ka ndodhur e njëjta situatë. Ndërsa një banore tjerër ka treguar se që prej vitit 2017, kur ajo banon në këtë pallat ka patur probleme dhe se punonjësit nuk vijnë për t’i rregulluar.

Deklaratat e banorëve për rënien e ashensorit në Astir:

Banorja 1: Para dy muajsh ka ndodhur e njëjta situatë madje kam qenë vetë personalisht në atë rast. Në atë rast telefonova për ndihmë.

Banorja 2: Më morën në telefon më thanë se cfarë kishte ndodhur. Më delikate ishte situata e gruas shtatzanë. Unë banoj këtu që në 2017, kemi pasur probleme. Kemi bërtitur disa herë se ulen ashensorët, janë punonjësit privatë. Bëjn edhe si cuba bëjn edhe si të forte.