zoom

Aktualitet

RENEA merr nën kontroll Burgun e Peqinit, ngrihet grupi hetimor. Zbardhen detajet e para

Një viktimë raportohet nga përleshja dhe incidenti i sotëm në Burgun e Peqinit, me natyrë të dukshme konflikti, ose kryengritje në shenjë proteste për regjimin “41-Bis”. Viktima sipas të dhënave është Arben Lleshi, një i dënuar për vrasje.

Ai u qëllua me pistoletë, teksa autor i dyshuar është Sokol Mjacaj, që gjithashtu plagosi edhe Indrit Shaqjen. Informacionet ende nuk janë zyrtare. Por konfirmohet marrja nën kontroll e situatës, depërtimi brenda i specialeve të RENEA-s dhe kthimi i gjendjes në normalitet, duke izoluar të dënuarit nëpër qeli.

Incidenti mbetet ende nën hetim aktiv nga grupi i ekspertëve mes disa institucioneve ligjzbatuese dhe në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Pas ngjajes së rëndë në Burgun e Peqini, në ambientet e brendshme kanë shkuar Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Forcat “Renea”.

Sipas njoftimi, situata është marrë në kontroll, ndërsa autori është izoluar. Hetimin e ngjarjes e ka marrë në kontroll Prokuroria e Elbasanit.

Ka pasur edhe tentativë për të marrë peng punonjësit e kuzhinës ku sipas ligjit, punojnë edhe disa nga të burgosurit. Ende nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tyre. /ZOOM.AL/