zoom

Aktualitet

Rëndohet bilanci! Aksidenti në Rrogozhinë, shkon në 3 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Policia bën me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjerja në një nga mjetet e aksidentuara, teksa më herët mbeti i pajetë dhe bashkëshorti i saj.

Në aksidentin e rëndë u përfshinë tre makina e si pasojë humbi jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi T. M., rreth 54 vjeç. Ndërsa burrë e grua humbën jetën në spital.

Informacioni paraprak

Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç.

Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K . Gjithashtu disa ore me pas humbi jeten edhe nje tjeter i plagosur.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.