zoom

Bota

Rekord në Spanjë, policia sekuestron në port 8 tonë kokainë. Erdhi me anije, e kamufluar në…

Policia spanjolle sekuestroi 8 tonë kokainë të fshehura në një kontejner të maskuar si gjenerator energjie në portin jugor të Algeciras, thanë autoritetet tatimore të hënën.

Ngarkesa e kokainës, një nga më të mëdhatë e kapur ndonjëherë në Spanjë, ndodhej brenda një strukture metalike të krijuar për t’i shpëtuar zbulimit nga skanerët.

Me hapjen e kontejnerit, punonjësit e Mbikëqyrjes Doganore gjetën një sërë paletash me pilula lëndë narkotike, e cila rezultoi se ishte kokainë shumë e pastër qe parashikohej të shpërndahej ne Europe.

Kontrabandistët e drogës kishin planifikuar një rrugë të projektuar për ta bërë sa më të vështirë zbulimin e përmbajtjes së vërtetë të ngarkesës. Nga Surinami udhëtoi për në Panama dhe prej andej në portin e Algeciras.

Destinacioni i radhës ishte Portugalia, nga ku do të transportohej me rrugë tokësore për në Spanjë. Hetimi mbetet i hapur.

Deri më tani tre persona janë nën hetim. Njëri prej tyre, përgjegjës i pritjes në Spanjë, u arrestua. /ZOOM.AL/