zoom

Aktualitet

Regjistruan dhe postuan në rrjetin social video me natyrë seksuale të 2-vjeçarit, pranga prindërve!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Lushnjë.

Policia vendore njoftoi se ka marrë nën procedim një çift bashkëshortësh, pasi akuzohen se kanë regjistruar video me natyrë seksuale me fëmijën e tyre 2 vjeç dhe e kanë postuar në rrjetet sociale për klikime apo përfitim, teksa po hetohen rrethanat.

Të dyshuarit janë F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe, që janë ndaluar nga blutë e Lushnjës këtë të enjte. Sipas komunikatës për shtyp, dy 23-vjeçarët janë prindër të një fëmijë 2-vjeç.

Ata dyshohet se kanë regjistruar video me natyrë seksuale me vogëlushin dhe më pas i kanë postuar në rrjetet sociale.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale”, njoftoi policia.

Ky veprim është i ndaluar dhe dënuar penalisht, pasi nuk është hera e parë që ndodh në vendin tonë. Disa muaj më parë ishin gjyshja dhe babai që u arrestuan pasi u bënë viralë me postime videosh të nipit të tyre të mitur për klikime, duke i mësuar sjellje dhe veprime të pahijshme. /ZOOM.AL/