zoom

Të gjitha

Regjisorja shqiptare ndërron jetë në ambientet e ministrisë

Regjisorja e njohur në Kosovë Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e ministrisë së Kulturës. Në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar edhe ky institucion. Ministria u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”, thuhet në njoftim.

Në të vlerësohet roli i Berishës si regjisore e një numri të madh filmash.

“Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar. Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.

Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, si dhe ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.