zoom

Të gjitha

Refuzuan uniformën seksiste/ Pink, e lumtur t’u paguajë gjobën sportisteve

Ekipi norvegjez i hendbollit të femrave, u gjobit me 1,500 euro javën e kaluar, pasi u akuzua se theu rregullat nga Komiteti Disiplinor i Federatës Evropiane të Hendbollit.

Shkak për këtë u bë veshja e tyre me pantallona të shkurtra si lojtarët meshkuj në vend të të poshtmeve bikini gjatë një ndeshjeje me Spanjën.

Së fundmi, këngëtarja amerikane, Pink është ofruar të paguajë gjobat e dhëna për skuadrën e hendbollit.

“Unë jam shumë krenare për ekipin norvegjez të hendbollit, pasi ato po protestojnë kundra rregullave tejet seksiste. Jam e lumtur që do të paguaj gjobat tuaja për ju. Vazhdoni kështu”, u shpreh Pink.

Sipas rregullores , lojtaret femra duhet të veshin “të poshtme bikini me brez të ulët dhe të ngushta pas trupit”.

Por, gjatë ndeshjes për medaljen e bronzit kundër Spanjës, vajzat norvegjeze zgjodhën një veshje krejtësisht ndryshe me pantallona të shkurtra dhe jo rastësisht, por në shenjë proteste.

Ka kohë që lojtarët e këtij sporti e quajnë uniformën denigruese dhe po ashtu “jo praktike”.

Nga ana tjetër, Federata Norvegjeze e Hendbollit deklaroi se vajza ishin të pëgatitura për gjobën dhe se duan që t’i shkojnë deri në fund e t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndryshuar këto rregulla, që i cilësojnë jo të drejta.