zoom

Politikë

Refuzoi të kandidonte në qarkun e Vlorës, flet për herë të parë Hyseni: PS familja ime e dytë

Shkaktoi jo pak reagim refuzimi i kandidimit në qarkun e Vlorës të deputetit aktual të Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

Ky i fundit, u rendit i 11-i në këtë qark, e për këtë arsye zgjodhi të moskandidonte në zgjedhjet e prillit. Hyseni, këtë të mërkurë ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News24”, ku theksoi se PS ka zgjedhur një skuadër fituese në zgjedhjet e ardhshme dhe pjesa tjetër do të jetë mbështetëse e kësaj skuadre.

Hyseni nënvizoi se PS për të është si një familje e dytë dhe u shpreh falënderuese ndaj kësaj partie që sipas tij i ka hapur shumë dyer.

“PS është histori për Shqipërinë, është e tashmja dhe e ardhmja, ka larguar prej vitesh elementë të tillë. Edhe pse ka brenda debate, ngjyra, PS-ja është forca më demokratike. Kur them për debat them për debatin që ka prodhuar PS ndër vite, edhe brenda radhëve PS ka debat. Por është një parti e disiplinuar, kur merren vendimet janë të pranuara. Ashtu sikurse ekzistojnë parime të vullneti, të parimeve. PS është një ekip i madh që do të mbështesim këtë skuadër fituese. Kishte vend për mua, por të jesh në listën e PS është nder dhe privilegj. Të jesh në Kuvendin e Shqipërisë është nderë për këdo, pavarësisht se kohët e fundit na solli opozita dytësorë, nuk janë ata që përfaqësojnë. Të jesh deputet i PS, në Kuvend është privilegj. Të jesh deputet në Vlorë është e treta privilegj. Nuk është çështje pranimi, e kam falënderuar kryeministrin, i kam kërkuar ta jap kontributin tim ashtu siç e kam dhënë para 2017. Historiku im në PS nuk nisi si deputet dhe s’do të mbarojë si deputet. Familja ime është PS, jam rritur atje. Ishte janar i ‘92-it ku shumë kishin marrë drejtim djathtas, në shkollën tonë u krijua FRESSH. Kam vijuar dhe me shumë beteja, konkurrime në PS, jo shpeshherë jo perfektë PS, por kjo familja e madhe më ka hapur dyert, shumë të tjerëve. Na ka dhënë mundësi ë të japim kontributin tonë për këtë vend. Atë që se bëjmë vetëm nëpërmjet partive politike ne kontribuojmë në këtë vend”, tha Hyseni.