zoom

Politikë

Referendumi për shkarkimin e Bashës, Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

Një ditë pas referendumit përmes të cilit “shkarkoi” kreun e PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh “fitoreje”.

“Miremengjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja”, kështu shkruan Berisha në rrjete sociale.

Pas referendumit, dje Berisha falënderoi 44,000 demokratët që sipas tij sot vendosën pro shkarkimit të kryedemokratit Lulzim Basha. Po dje Basha gjatë Kuvendit të PD-së u votua përmes ngritjes së kartonëve jeshilë, duke miratuar një rezolutë e cila nuk njeh mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha në 11 dhjetor. Po ashtu, u votua edhe një akt tjetër, i cili lë jashtë forumeve të partisë personat e lidhur me komunizmin dhe ata të shpallur non grata nga SHBA. Ky dokument u bë posaçërisht për Berishën, duke e përjashtuar kështu nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat, forume ku Berisha ishte anëtar për shkak të detyrës si ish-kryeministër.

Lideri i PD-së dhe ish-lideri i PD-së pritet të kenë sot një komunikim për mediat. Basha ka deklaruar se do të bëjë transparencë me emrat e 5004 delegatëve që kanë votuar dje në Kuvendin e PD-së. Nga ana tjetër, edhe Komisioni i Rithemelimit i ngritur gjatë Kuvendit të Berishës do të mblidhet sot për të verifikuar rezultatin përfundimtar te Referendumit për shkarkimin e kreut të PD-së.