zoom

Slider

Reçeli që zbuloi tradhtinë, si e kuptoi Shakira që Pique kishte një lidhje tjetër

Zbulimet për jetën personale të Gerard Pique dhe Shakira duket se nuk kanë fund, pasi pothuajse çdo ditë del në dritë ajo çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së ish-çiftit.

Pak kohë më parë u hap “Kutia e Pandorës” mbi jetën e ish-asit të Barcelonës dhe u zbuluan sekretet e tij që e bëjnë me faj. Pas ndarjes së tyre dhe çështjes për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, publikimet nxorën në pah “të palarat” e futbollistit dhe… ligësitë që ai kreu në marrëdhënien e tij me këngëtaren me famë ndërkombëtare.

Në një raport të ri nga Daily Mirror, raportohet se Shakira e kuptoi se Gerard Pique po e tradhtonte kur e gjeti reçelin e saj në frigoriferin e tyre të ngrënë ndërsa ajo ishte larg në një udhëtim.

Sipas informacioneve, prishja në lidhjen e çiftit erdhi kur u bë e ditur se Pique kishte një lidhje paralele me Clara Kia-n, pasi përflitet se të dy e kishin nisur lidhjen para se të vinte ndarja përfundimtare me Shakirën.

Në fakt, këngëtarja i është referuar tradhtisë së Piques në videoklipin e saj të titulluar “Te Felicito”. Në video, ai hapi një frigorifer, me fansat që konkluduan se ajo e gjeti ‘të vërtetën në frigorifer’.

Mësohet se reçelin e luleshtrydheve nuk e hanë as fëmijët dhe as Pique, ndaj me siguri ëmbëlsirën e ka ngrënë dikush tjetër.

Shakira dhe Gerard i dhanë fund lidhjes majin e kaluar pas 11 vitesh, por grindja e ashpër mes çiftit vazhdon.

Ai e kishte tradhtuar Shakirën më shumë se 50 herë

Gerard Pique pati një jetë të turbullt gjatë marrëdhënies së tij me këngëtaren kolumbiane. Gazetari dhe paparaci Jordi Martin, i cili ka ndjekur çdo pëllëmbë të lidhjes së ish-çiftit, kishte bërë publike pabesitë të yllit katalanas.

Sipas Martinit, futbollisti gjatë lidhjes me Shakirën ka pasur lidhje romantike jo me një, por me 50 femra: “ Ai e ka tradhtuar jo vetëm me Clara Kian, por me mbi 50. Shakira ka filluar të zbulojë gjithçka” , pohoi paparaci, ndërsa zbuloi edhe të gjitha detajet përkatëse të lidhjeve të paligjshme të asit spanjoll: “Një ishte në vitin 2012 dhe 2016 me ish-partneren e tij, Nuria Thomas dhe dy vite më parë me një vajzë në një klub nate në Barcelonë dhe lista vazhdon.’

Informacioni i parë për tradhti dhe Bar Refaeli
Pak muaj më parë dolën në dritë informacionet e para për tradhti të Pique me modelen e njohur, Bar Refaeli.

Emri i modeles nga Izraeli u përfshi në rastin e ndarjes së çiftit, për shkak të deklaratave të gazetarit spanjoll dhe paparacëve, të cilët kishin pohuar se futbollisti dhe modelja shkëmbyen mesazhe dashurie dhe u takuan pas ndarjes së Refaelit nga Leonardo DiCaprio.

Më konkretisht, gazetari spanjoll theksoi: “Përçarja mes tyre nisi sepse Shakira gjeti mesazhe me Rafaelin dhe nuk ishin thjesht mesazhe, kishte diçka më shumë. Ata kishin organizuar takime private.’

Siç është bërë e ditur, Gerard Pique është në një lidhje me 23-vjeçaren Clara Kia Marti. Madje, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, disa media ndërkombëtare kanë shfaqur foto të çiftit.

Pas ndarjes së tij nga këngëtarja kolumbiane Shakira, Pique nuk fshihej më me 23-vjeçaren dhe të dy janë parë në evente të ndryshme, duke përfshirë një koncert ku ka marrë pjesë edhe familja e ish-lojtarit të Barcelonës.

Kujdestaria e fëmijëve
Më 1 dhjetor, këngëtarit dhe futbollistit iu kërkua të ratifikonin marrëveshjen e ndarjes.

Menjëherë pasi hynë në gjykatën e Barcelonës, të dy zgjidhën atë që duhej të ndanin, ku më e rëndësishmja nga të gjitha ishte kujdestaria e fëmijëve të tyre.

Sipas raportimeve, në marrëveshje thuhet se Shakira do të jetojë në Miami të SHBA-ve, së bashku me dy fëmijët e tyre, Sasha 11-vjeçare dhe Milanin 9-vjeçar.

Sa i përket Piques, sipas Daily Mail, ligji i jep të drejtën që të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij, ku shpenzimet e udhëtimit i kanë të dy.

Çfarë saktësisht thuhet në marrëveshjen e ish-çiftit

“Gerard Pique do të kalojë kohë me fëmijët e tij deri në 10 ditë në muaj dhe të tre periudhat e pushimeve që zbatohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përjashtim të pushimeve të Krishtlindjeve dhe verës.

Këtë Krishtlindje kujdestaria ishte 50% sipas kalendarit të qeverisë rajonale të Katalonjës dhe në vitet në vijim do të caktohet sipas kalendarit shkollor të fëmijëve. Ky është pakti që futbollisti dhe partnerja e tij Shakira kanë lidhur për kujdestarinë e fëmijëve të tyre ”, thuhet në botim.

“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe e cila do të ratifikohet në gjykatë, si pjesë e një procesi thjesht formal”, kishin theksuar të dy në deklaratën e tyre të shkurtër.

“Qëllimi ynë i vetëm është t’u ofrojmë fëmijëve tanë sigurinë dhe mbrojtjen më të madhe dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet. Vlerësojmë shqetësimin tuaj dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë ”, përfundon deklarata.