zoom

Sport

Reali i Madridit nuk i besoi më për ta mbajtur, Isco zgjedh ekipin e ri

Pas largimit nga Real Madrid, Isco më në fund ka një klub të ri.

Sevilla përfitoi nga fakti që mesfushori ishte lojtar i lirë pas largimit nga Real Madridi dhe e solli në radhët e tyre.

Skuadra spanjolle përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se Isco është afër nënshkrimit të kontratës me klubin nga jugu i Spanjës.

Ai tashmë është i pranishëm në skuadrën e Julen Lopeteguit për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

“Kemi arritur marrëveshje parimore me Iscon që mesfushori andaluzian të bëhet përforcimi i tretë i kësaj vere. Ai tashmë ka mbërritur në Sevilla dhe nesër duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë dyvjeçare”, shkruhet në njoftim. /zoom.al/