zoom

Sport

Real Madrid po përgatitet për dy blerje “big” në merkaton e verës…

Real Madrid do të jetë aktiv në merkaton e verës. “Los Blancos” pritet të shpenzojnë shumë para për transferimin e yjeve të futbollit.

Tabloidi britanik “The Telegraph” raporton se kampioni aktual i Spanjës, ka prioritet sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Reali e donte 24-vjeçarin edhe më parë duke i ofruar deri në 200 milionë euro verën e kaluar për të, por në fund përfaqësuesi francez vendosi ta vazhdonte kontratën me PSG.

Ndërkohë, presidenti Florentino Perez ka në mendje edhe transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Me këta të dy Reali do të kompletonte mesfushën dhe sulmin. Aktualisht vija e parë e sulmit përbëhet nga Karim Benzeman, Vinicius Junior dhe Rodrygo. /zoom.al/