zoom

Sport

Real Madrdi kalon “pengesën” Elche, Benzema hyn në histori

Real Madridi mori një fitore pa derdhur shumë djersë ndaj Elche në Madrid.

“Los Blancos”, fituan me rezultatin e thellë 4-0 për llogari të javës së 21-të të La Liga.

Asensio zhbllokoi takimin në minutën e tetë të ndeshjes duke finalizuar një aksion interesant.

Më pas Benzema shënoi dy gola nga penalltia në minutën 31’ dhe 45+1’ dhe kjo pjesë u mbyll 3-0.

Me këtë dopietë Karim, hyn në histori duke kaluar Raul (228 gola) dhe bëhet golashënuesi i dytë te Reali me 229 rrjeta.

Në fraksionin e dytë shënoi edhe Luka Modric, i cili mbylli llogaritë në minutën e 80-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, tetë pikë pas Barcelonës kryesuese. /zoom.al/