zoom

Bota

Reagon Macron pas shpërthimit në Kabul

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se situata në Afganistan është përkeqësuar shumë dhe se ajo është jashtëzakonisht e tensionuar rreth aeroportit të Kabulit.

Ai po vizitonte Irlandën, pasi një shpërthimi jashtë aeroportit. Deri më tani raportohen të paktën 11 persona të vrarë  në shpërthim, përfshirë fëmijë dhe shumë roje talebanë u plagosën.

Ne po përballemi me një situatë jashtëzakonisht të tensionuar“, tha Macron në një konferencë shtypi të përbashkët me Kryeministrin irlandez Micheal Martin teksa bëri thirrje për kujdes.

Ministria turke e mbrojtjes thotë se ka pasur dy shpërthime jashtë aeroportit të Kabulit. Shpërthimi në aeroportin e Kabulit ndodhi në një kanal të ujërave të zeza ku refugjatët afganë po verifikonin dokumentet e tyre. Sipas tij një kamikaz shpërtheu eksplozivin e tij në turmën e njerëzve para se një sulmues i dytë të fillonte të hapte zjarr.

Tre pjesëtarë të shërbimit amerikan janë në mesin e të lënduarve dhe numri i viktimave amerikane pritet të rritet. Ambasada amerikane në Kabul e përshkroi atë si “një shpërthim të madh”.

Shpërthimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i kërkuan afganët të largoheshin nga zona për shkak të një kërcënimi nga Shteti Islamik.