zoom

Bota

Reagon AstraZeneca: Kemi vaksinuar 17 milionë njerëz, askujt s’i është shkaktuar mpiksje gjaku

Kompania farmaceutike, AstraZeneca ka publikuar një rishikim të të dhënave të vaksinës së saj antiCovid. “The Guardian” shkruan se sipas AstraZeneca-s nga 17 milionë persona të vaksinuar në Bashkimin Evropian si dhe në Mbretërinë e Bashkuar asnjë rast nuk ka treguar prova të mpiksjes së gjakut. Rishikimi i vaksinës është bërë për shkak të disa vendeve të cilët pezulluan vaksinimin me të, për shkak të rrezikut të mpiksjes së gjakut. Vendi i parë që ka raportuar mpiksje gjaku nga vaksina është Danimarka. Ndërkohë që më parë EMA ka deklaruar se 30 rastet e mpikjes së gjakut, vdekjeve dhe efekteve të tjera që vaksina mund të ketë, është shumë i ulët në raport me benefitet që ajo ka.

“Monitorim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave në dispozicion të sigurisë së më shumë se 17 milionë individëve të vaksinuar në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Nuk ka asnjë provë të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella ose trombocitopenisë në ndonjë grup moshë të caktuar, gjini, grup (vaksinë) ose në ndonjë vend. Ne jemi duke rishikuar nga afër raportet, por duke pasur parasysh numrin e madh të dozave të administruara dhe frekuencën në të cilën mpiksjet e gjakut mund të ndodhin natyrshëm, provat në dispozicion nuk sugjerojnë se vaksina është shkaku,” tha kompania.

Autoritetet në Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Islandë, Itali, Estoni dhe Holandë kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të mpiksjes së gjakut. Autoritetet Shëndetësore të Barnave e kanë konsideruar të sigurtë vaksinën, ndërkohë që është hapur një hetimi nga ana e tyre për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.