zoom

Sport

Reagimi i Naingolan bën xhiron e rrjetit, pasi Ronaldo dhe Pogba injoruan sponsorat

Ditën e sotme Ish-mesfushori i Interit, Radja Naingolan ka bërë një reagim epik pas veprimeve të fundit të Ronaldos dhe Pogba të cilët larguan nga tavolina e konferencave shishet e Coca-Colas dhe të birrës.

Naingolan i cili shquhet për jetën e tij të shthurur, ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një fotomontazh ku ndodhet në konferencën për shtyp dhe përpara ka disa shishe të pijeve alkolike.

“Hajde të qeshim” shkruan Naingolan, i cili e ka marrë me humor të gjithë situatën duke mos nguruar të ironizojë.

Reagimi i belgut erdhi pasi Ronaldo ditën e djeshme hoqi nga tavolina dy shishe të Coca-Colas ndërsa të njëjtën gjë bëri dhe Pogba, por kësaj here me shishet e birrës.