zoom

Politikë

Rama: Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël deri në 2029-ën

Kryeministri Edi Rama premton zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

“Zero taksë dhe zero TVSH për Biznesin e Vogël deri në 2029”, shkruan Rama.

Ndërsa ka publikuar një video, kryeministri thotë se bizneset e vogla deri në 2013 paguanin taksë të sheshtë 10%. Por me përgjysmimin e taksës me ardhjen e PS-së në qeveri, Rama thekson kanë kursyer 200 mln dollarë, të cilat më parë sipas tij i merrte shteti.

“Taksa për 100 mijë biznese të vogla ku janë të punësuar 150 mijë shqiptarë do të mbetet 0 me PS deri në 2029. Bizneset e vogla që deri në 2013 paguanin taksë të sheshtë 10% me përgjysmimin e taksës që në ditën e parë të qeverisjes tonë kemi kursyer plot 200 mln dollarë të cilat më parë i merrte shteti”, shkruan Rama.