zoom

Politikë

Rama vë në lojë gafën e Berishës: Çfarë ka barku, nxjerr fejsbuku

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar gabimin në faqen zyrtare të Sali Berishës në Facebook, ku në vend që të shkruante PD, shkroi PS.

Bëhet fjalë për një video të Tritan Shehut, i cili renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Gjirokastrës.

“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shkruhet në postimin e Berishës.

Kanë kaluar thuajse 24 orë dhe ende nuk është bërë ndryshimi i gabimit në faqen zyrtare të ish kryeministrit Berisha në Facebook.

Ky veprim ka marrë vëmendjen e Ramës, i cili e ka publikuar gafën në Instagram dhe thotë: “Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku.”
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar gabimin në faqen zyrtare të Sali Berishës në Facebook, ku në vend që të shkruante PD, shkroi PS.