zoom

Politikë

Rama tregon se çfarë i ka kërkuar Bashës në takimin me të

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer bisedën e bërë me kryedemokratin Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të zhvilluar disa muaj më parë.

Në një intervistë televizive, Rama thotë se i ka thënë Bashës nëse do të bëjë politikë apo do vërtetë të kontribuojë për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryeministri thotë se i është vënë në dispozicion të opozitës, por sipas tij, Basha zgjodhi që të “mbjellë pasiguri tek qytetarët”.

 “Ne kemi pasur një takim një apo dy me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën në këshillin e sigurisë që u përdor si platformë komunikimi. I kam thënë Bashës disa herë ti do të bësh politikë, apo do të kontribuosh vërtet se është legjitime të bësh politikë. Por nëse do të kontribuosh vërtetë atëherë kjo është luftë dhe të garantojmë se për çdo informacion që ke të të vëmë në dispozicion informacionet që ne kemi. Dhe nëse ballafaqimi i informacionit që në kemi dhe pasi merr të gjithë shpjegimin tonë të rezulton se përsëri, por mos dil thuaj u vodh u vodh dhe ia fut si kau pelës. Ju vura në dispozicion opozitës që tu japim të gjitha sqarimet tona dhe nëse nuk ju bindin i thoni. Por të rrish në kohë pandemie dhe të mbjellësh pasiguri gjithë kohën është kriminale. Është një kriminalitet që vjen nga mungesa e karakterit,” tha Rama.