zoom

Politikë

Rama thumbon opozitën: Ishalla i hanë premtimet e bubave kaçurrelë dhe pastaj të ngelen me gisht në gojë

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën teksa prezantonte planin për pagat, taksat dhe biznesit gjatë vitit 2021-2025. Në fjalën e tij, Rama tha se plani i PS-së është me objektiva konkrete, ndërsa i opozitës “është menu dëshirash, ta hajë kush ta hajë”. Nuk mungon ironia për deklaratat se do të ulin sigurimet e do të rrisin pensionet, për të cilën Rama thotë, “ishalla e hanë dhe të ngelen me gisht në gojë”.

Ndërsa për premtimet thotë se do t’i marrë era e vjeshtës së parë dhe ironizon kandidatët për deputetë në listat e opozitës duke i cilësuar si “çufa e buba kaçurrelë”.

“Punë të vështira që po të ishin nisur 30 vjet më parë, Shqipëria do të ishte ndryshe. Sot, të gjitha reformat kanë hyrë në rrugë. Rruga e tyre është e gjatë, është ende përpjetë dhe është shumë e mundimshme por është e vetmja për të çuar Shqipërinë në një nivel tjetër dhe e vetmja forcë që mund të bëjë realitet këtë gjë të vështirë, jemi ne, unë dhe PS. Sot në fushën e ndeshjes së 25 prillit, vizioni ynë për të bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo shqiptari përbëhet nga një plan veprimi 2021-2025 ndërsa program i tyre elektoral ka vetëm nevojën për pushtetin si nevojë në vetvete. Plani ynë i veprimit është qeverisës, me objektiva konkrete, masa të studiuese. Plani i tyre është një menu dëshirash të miletit, ta hajë kush ta hajë. Si gjithmonë, si në të gjitha etapat dhe ndeshjet zgjedhore. Ne themi sot në planin tonë atë që do të bëjmë dhe do të bëjmë nesër atë që themi sot. Kemi plan qeverisës për të jetësuar vizionin Shqipëria 2030, jo një plan për të joshur elektorat në të gjitha anët. Ata thonë gjithçka dhe shembulli më domethënës: Ulim sigurimet, rrisim pensionet dhe ishalla e hanë dhe pensionistët e të punësuarit dhe të ngelen të dyja palët me gisht në gojë e pastaj të marrin tramvajën e Tiranës. Ne i duam votat për të ndërtuar rrugën e hapur drejt së ardhmes. Ata kanë zgjedhur të njëjtën rrugë me premtime Kap ca të kapësh në votime. Sot me 3 bashkëpunëtorë dhe kolegë do ju themi çfarë do të bëjmë konkretisht dhe unë dua të foksohem tek hapat konkretë tek taksat dhe pagat. Juve dëgjoni, gjykoni dhe vendosni. Por kijeni mirë parasysh që tonat janë të studiuara e të planifikuara për tu zbatuar nga qeveria ime, kurse të tyret janë premtime për ti marrë era e vjeshtës së parë në qeverisjen e Luilit, Saliut, Ilirit, Monikës, Dashit, Ndokës e të tërë çufëve e bubave kaçurrelë që numërohen deri te Marku e Gjekmarku”/