zoom

Politikë

Rama sulmon opozitën: O Zot, nga ç’pyll janë këta mo

Kryeministri Edi Rama ishte këtë mesditë në Mësonjëtoren e Parë Shqipe, gjatë vizitës së tij në Korçë. Kryeministri Rama ka vizituar ambientet e Mësonjëtores, që sipas tij, është rilindur më e fortë, më e bukur dhe më tërheqëse pas goditjes së tërmetit.

Gjatë inspektimit të Mësonjëtores, Rama sulmoi dhe opozitën, teksa tha i revoltuar se “Ça janë këta, nga vijnë këta mo, nga çfarë shekulli vijnë këta mo, nga çfarë pylli, ça janë këta mo”.

“Me rivendosjen e shkronjave në vend aty mbaron gjithçka. Të presin të mbarojë puna, po ç’është ky hall i madh, u lëvizën, i morën? Shkronjat vihen në vend aty, këta…! Si shpjegohet që kur janë duke rënë, kur janë me merimanga, me mbeturina, si nuk ngrihen njëherë e të thonë ‘ore shikoni këtë se keni’, por sa rregullohen gjërat, menjëherë nxjerrin bishta. Ça janë këta, nga vijnë këta mo, nga çfarë shekulli vijnë këta mo, nga çfarë pylli, ça janë këta mo. Torollisin gjithë dynjanë edhe trazojnë gjithë mendjen e njerëzve. Njerëz gjysmëanalfabetë, analfabetë funksionalë, ata janë për t’i marrë e për t’i vënë gjithë tek ajo banka e madhe atje. O Zot”, tha Rama.