zoom

Aktualitet

Rama: Studentët e pavaksinuar nuk duhet të marrin pjesë në mësim

Kryeministri Edi Rama thotë se studentët që nuk kanë marrë vaksinën normalisht nuk duhet të shkojnë në mësim.

“Por sigurisht kjo është cështje e autoriteteve sepse qeveria nuk mund të çojë në universitet forca për t’i ndaluar apo nxjerrë jashtë studentët””, tha Rama duke shtuar se Ministria e Arsimit duhet të vazhdojë të nxisë studentët që të vaksinohen dhe t’ju garantojë këtë proces dhe të sigurohet një ambiet i sigurt për ta.

I pyetur se ku është dallimi mes auditoriumeve dhe kafeve e stadiumeve ku nuk kërkohet vaksnia, kryministri u shpreh se “nuk shkohet në auditorë apo kudo qoftë si në llotari me jetën”.

“Në Stadium ideja ishte që duhej të bëhej hyrja vetëm për persona të vaksinuar”, shtoi kryeministri duke thënë se nuk e di se a është zbatuar ky rregull.