zoom

Aktualitet

Rama, “sherr” me ndjekësit për Metën dhe vaksinën e AstraZeneca

Kryeministri Rama u është rikthyer replikave në rrjetet sociale me ndjekësit e tij. Kishte disa kohë që nuk ishte aktiv me përgjigjet, por dy ngjarjet e fundit, sherri i presidentit Meta me policët bashkiakë në zyrat e FRD dhe dyshimet për pasojat e vaksinës AstraZeneca e kanë rikthyer atë në lojën që di të bëjë më mirë, atë të vënies së gjilpërave majë më majë me qytetarët që e bëjnë përgjegjës për keqqeverisjen apo i vënë në dukje arrogancën.

Një qytetar e ka bërë Ramën bashkëpërgjegjës për përplasjen e Presidentit Meta me policinë bashkiake, pasi sipas tij Kryeministri vuri në atë post të rëndësishëm dikë që sipas tij nuk e meritonte.

“Je një bashke fajtor per ngjarjen e djeshme te presidentit. Vere ne karrigen me te lart te shtetit shqiptar nje njeri qe se meritonte ate post. Osht nje gabim. Duhet qe ne zgjedhjet e 25 prillit te kesh ne program edhe emrin e presidentit te ardhshëm. Te mos besh gabimin qe bere me ilir metën”, shkruan qytetari.

Ndërsa Rama ia kthen: “Ai eshte zgjedhur me votat e tij, ne nuk i kishim votat per te zgjedhur dike tjeter as nga opozita as nga PS dhe megjithese e kam thene 1000 here, shume interesant qe disa nuk duan as te degjojne, as te kuptojne!”

Po ashtu edhe vaksinimi i mësuesve me vaksinën “AstraZeneca” nuk është pritur mirë nga qytetarët. Një prej tyre shkruan: “Gjysma e mësuesëve për lesh nga Astra zeneka, për vete bën ato të Pfaizer it këta të zgjuarit e qeverisë”.

Ndërsa Rama ia kthen: “Sa turp kur flet padija!”

Po ashtu një tjetër replikues me kryeministrin ka shprehur shqetësimin se përse vaksinimi nuk vijon sipas moshës, por ‘fusin pa radhë’ mësuesit dhe pedagogët.

“Po zoti kryeministër beni msuesit dhe pedagoget te tjerët le te vdesin ca jan kto lat nam pse nuk vaksinimin si Europa nga mosha m e madhe deri te m e vogla a nuk bet Shqipria me kta m jo”, shkruan ai.

“Ne po bejme fiks si gjithe te tjeret qe ta dish ti!”, iu përgjigj Rama shkurtimisht.

rama 1rama 2rama 3rama 4