Prej 24 orësh arrestimi i zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe “dhurata” prej 225 mijë dollarë ndaj tij nga ana e një ish-agjent të sigurimit në Shqipëri, pak ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, është kryefjala e mediave ndërkombëtare.
Për këtë arsye shefi i qeverisë në Shqipëri, i vendosur në qendër të akuzave për pagesa për lobime te McGonigal dhe raportin miqësor me të, ka reaguar pasditen e sotme.
Ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me të, por pak kohë më parë Rama i referohej si ‘ miku i tij’ ndërsa në postimin e sotëm si zyrtar i FBI-së.
Postimi i plotë i Ramës:
Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.
Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë.
Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
— Edi Rama (@ediramaal) January 24, 2023