zoom

Aktualitet

Rama prezanton Portalin Kombëtar të Punësimit/ Çfarë ofrohet dhe si të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm Portalin Kombëtar të Punësimit, ndërsa shprehet se kjo është një risi digjitale, të cilën e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Në portal ofrohet edhe:

Pjesëmarrje në programet e nxitjes së punësimit

Aplikime për trajnime profesionale

Mundësi për kryerjen e praktikës profesionale

“Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë. ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/”, shkruan Rama.