zoom

Politikë

Rama përballet me mbështetësin e PD: Do fitosh ti apo ne? (VIDEO)

Kryeministri Rama është përballur me një mbështetës të Partisë Demokratike, (ose kështu pretendon ai) teksa ka inspektuar një nga tunelet e rrugës së Arbrit.

“Kush do të fitojë?” është pyetja që i vjen nga një i ri që mban një maskë me siglën e Partisë Demokratike.

“Do fitojë populli”, i përgjigjet Rama, duke huazuar sloganin e PD, sipas të cilës, me largimin e Ramës do të fitojë populli dhe Shqipëria.

“Rruga e Arbërit, Tuneli nr 3; Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli?”, shkruan Rama.

”Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?” e pyet i riu.

“Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli. Hajde, mirupafshim!”, përgjigjet Rama, që ndodhet në Dibër për takimet elektorale të radhës. /Zoom.al