zoom

Politikë

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë: Do diskutojmë rivendosjen e fashave

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme nga foltorja e Parlamentit rritjen e pagave për ministrat, deputetët, kryeministrin dhe Presidentin. Rama tha se nuk mund të ketë prokurorë dhe gjykatës me pagë më të lartë se Presidenti dhe Ministri i Drejtësisë.

“Kemi bërë ne një lajthitje disa kohë më parë, e kemi bërë në systemin e drejtësisë. Nuk mund të kemi prokuror që paguhen më shumë se Presidenti thjesht nuk mund të kemi. Mund ta kenë punën shumë herë më stresuese por thjesht nuk mund të kemi.

Nuk mund të kemi gjykatës që paguhen më shumë se Ministri i Drejtësisë. Mund ta kenë punën shumë herë më shumë stresuese por thjesht nuk mund të kemi.

Unë mendoj që nuk i hyjet këtij monopati për të marrë nëpër këmbë dhe për tu tallur me ata që na ndjekin. Shqiptarët kush i merr për budallenj dhe kollaj, mund të jetë për disa për një farë kohë. Mund të jetë ajo kohë edhe për 30 vite, përmend rastin e Shkodreës, por nuk duhen marrë.”-tha Rama nga foltorja.

Vetëm 7 muaj më parë, në tetor 2022, kryeministri Rama premtoi se nuk do të kishte rritje të rrogave për deputetët dhe ministrat për sa kohë ai të ishte në pushtet.

Por sot, vetëm 7 muaj më pas në Kuvend pritet votimi dhe miratimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike.

“Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave, nuk janë rritur pagat e deputetëve dhe nuk kanë për tu rritur. As paga e kryeministrit sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjeshtë. Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje që t’ia rrisim të tjerëve pagën deri në pikën ku ne të meritojmë të na rritet paga jonë, nuk kemi pse rrisim pagën tonë. Sot po të shohim se çfarë punësh janë bërë është një Shqipëri tjetër nga ajo që shihet në TV. Në TV askush nuk kujtohet të tregojë pë rata të cilët punojnë dhe eksportojnë. Shqipëria sot punon dyfishin e tokës që punonte para 7-8 vitesh.”– deklaronte Rama në 2022-in.