E diel, 24 Shtator, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Aktualitet

Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Ka pasoja për qytetarët e bizneset

27/05/2023
in Aktualitet, Slider
0
Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë, Konfindustria: Ka pasoja për qytetarët e bizneset
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Konfindustria ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të konsiderohet rritja e çmimit të energjisë me ardhjen e stinës së verës.

Konfindustria shprehet se kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik.

Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, thekson se çdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e çmimit të energjisë elektrike do të ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë konkurruese të ekonomisë kombëtare.

“Konfindustria kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjetike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e çmimit të energjisë.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keq menaxhimi i sistemit energjetik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.

Në vlerën e mësipërme nuk përfshihen dëmet nga keqmenaxhimi i rezervave ujore të mëdha të vendit, humbjet financiare nga transaksionet e shitje-blerjes së energjisë, kostot e tejfryra të kompanive publike të energjisë, etj.
Cmimet e shitje-blerjes së energjisë elektrike vlerësohen në humbje për kompanitë publike me mbi 20% të sasisë së energjisë dhe vlerë prej qindra milionë euro/vit. Sa më sipër kryhet në kushtet e subjektivizmit të qartë, duke shmangur ende në vazhdimësi dhe pa asnjë shpjegim dhe përgjegjësi Bursën e Energjisë ALPEX. Gjithashtu, çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm gjatë viteve 2022-23 si dhe kushtet e motit kanë qenë shumë të përshtatshme për prodhimin vendor të energjisë, që bëjnë të paarsyeshme rritjen e çmimit.

Konfindustria vlerëson, se bizneset dhe qytetarët shqiptarë kanë çmimet më ta larta në rajon të energjisë elektrike. Cdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e çmimit të energjisë elektrike do të ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë konkurruese të ekonomisë kombëtare”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm.

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Edi Ramaenergji elektrikekonfindustria

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

NYTimes: Charles McGonigal projektoi një hetim të FBI-së për llogari politike të mikut Edi Rama
Bota

NYTimes: Charles McGonigal projektoi një hetim të FBI-së për llogari politike të mikut Edi Rama

23/09/2023
Skandali “McGonigal”/ New York Times: U miqësua me Ramën që të siguronte përfitime
Politikë

Nga kontaktet me Ramën, te pagesa 250 mijë dollarë! McGonigal pranon akuzat e lidhura me Shqipërinë

22/09/2023
Opozitë naive apo opozitë e blerë? Përse heshtin Berisha, Meta e Basha për kontratat e majme?
In Zoom

Opozitë naive apo opozitë e blerë? Përse heshtin Berisha, Meta e Basha për kontratat e majme?

13/09/2023
Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama “thumbon” Athinën: Leksione për minoritetet s’na jep askush
Politikë

Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama “thumbon” Athinën: Leksione për minoritetet s’na jep askush

13/09/2023
Shoqata e Ndërtuesve letër Ramës: Çmimet do rrisin tatimin mbi të ardhurat te shitblerja e shtëpive
Aktualitet

Shoqata e Ndërtuesve letër Ramës: Çmimet do rrisin tatimin mbi të ardhurat te shitblerja e shtëpive

12/09/2023
Caktohet data e zgjedhjeve për Bashkinë Kukës
Politikë

Presidenti Bajram Begaj dekreton ministrat e rinj të qeverisë Rama

09/09/2023
Lajm i rradhës
Almeda Abazi rrëfen si nisi romanca e saj me aktorin turk Tolgan: S’e kisha mendjen për lidhje

Almeda Abazi rrëfen si nisi romanca e saj me aktorin turk Tolgan: S’e kisha mendjen për lidhje






ADS

Të fundit

Aktualitet

Borrell bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, bën thirrjen: Agresorët të dorëzohen menjëherë

24/09/2023
Aktualitet

Shqipëria po kalon në heshtje një valë të re të pandemisë COVID-19, simptomat që shfaq

24/09/2023
Aktualitet

Ministri Svelça në vendin ku u vra polici: I gjithë territori është vendosur nën kontroll

24/09/2023
Aktualitet

Sulmi ndaj policisë së Kosovës, pamjet e arrestimit të një prej agresorëve serb

24/09/2023
Aktualitet

Vdekja e anglezes gjatë ekspeditës së zhytjes në Sarandë, i ati: S’do ndaloj së kërkuari drejtësi

24/09/2023
Aktualitet

Situata në Veri/ Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin! Kosova është e përjetshme

24/09/2023
Aktualitet

Vrasja e policit në Kosovë/ Ky është një nga terroristët serb të ekzekutuar (Foto)

24/09/2023
Ekonomi

DOKUMENTET/ Punonte si kamerier në SHBA. Si u bë Andi Ballta pronar i “ABI Bank” në Shqipëri?

24/09/2023
Aktualitet

Foto e rëndë/ Terroristi serb i vrarë, i shtrirë në tokë

24/09/2023
Lifestyle

Habit Ronaldo Sharka: Krist Aliaj dërgon foto të organit gjenital

24/09/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In