zoom

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet nga kantieri tek “Dogana”: Po punohet me tre turne

Vepra te ish-sheshi “Shqiponja” është hapur pjesërisht, ndërsa vijojnë punimet për përfundimin e plotë sipas premtimeve në muajin tetor. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga kantieri në ish-sheshin “Shqiponja” në Tiranë për të treguar se puna vazhdon dhe se nuk ka kohë për pushim.

“Vazhdojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës” shkruan Rama. Kjo është një nyje shumë e rëndësishme e trafikut, që pritet që të zgjidhë problemin për drejtuesin e makinave në momentin që do të përfundojë e gjitha.