zoom

Politikë

Rama nxjerr kurbën e vaksinimit ndaj Covid-19: Ne do ta fitojmë këtë luftë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nxjerrë kurbën e vaksinimit të COVID-19, ku pasqyrohen të dhënat e 7 ditëve të fundit në rajon dhe Evopë.

Rama thotë se Shqipëria do e fitojë luftën me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh. Sipas tij, me vaksinimin e pandalur që ka nisur Shqipëria këtë verë do të jetë një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.

STATUSI NGA EDI RAMA

Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm?

*të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit