zoom

Politikë

Rama: Nuk do të ketë negociata apo pazare për reformën në drejtësi me PD-në

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së sotme të Kryesisë në selinë rozë se nuk do të ketë asnjë “pazar” apo negociatë me PD-në për të shkëmbyer votat për reformën në drejtësi për atë territoriale, që kërkon opozita.

Shefi i mazhorancës tha se reforma në drejtësi është bazuar te një partneritet shumë i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në dhe këtu sipas tij është vija shumë e ndarë.

“Reforma në drejtësi është për tu kryer dhe jo negociuar. Në këtë pikë është shumë e qartë se kthim mbrapa nuk ka dhe kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh interesa të vendit dhe aleancave strategjike.

Këto nuk janë të lidhura, reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake por historike kombëtare. Ndërsa të tjerat janë cështje që patjetër mund të diskutohen, ne jemi gati të diskutojmë cdo gjë me PD-në por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje fare.

Reforma në drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, këtu është vija shumë e ndarë. PS është në një proces reflektimi sepse proceset e reflektimit ne na kanë garantuar që të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut, por në të njëjtën kohë na kanë ndihmuar të kuptojmë se vetë-përmirësim është domosdoshmëri për një forcë që merr përsipër të drejtojë vendin.

Kjo është ajo që ka rëndësi. Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme, por nuk do ta harrojmë se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjeshtë e anëtarësisë sonë por shumicës së shqiptarëve që ne duhet t’u japin shansin të përfshihen në familjen tonë duke i thyer të gjitha ato barriera që koha i vendos dhe që incerica i mban aty dhe nga ana tjetër u japim mundësi të ndjehen mirë përsa na takon jo sepse i bëjmë mirë të gjitha gjërat apo nuk bëjmë gabime por sepse bëjmë gjithmonë më të mirën tonë”, deklaroi Edi Rama.